• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Katër zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit, të mos digjet bimësi dhe të pastrohen kanalet

QMK: Katër zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit, të mos digjet bimësi dhe të pastrohen kanalet

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej katër zjarre në ambiente të jashtme, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar edhe zjarre në zonat e banuara.

Zjarrfikësit nga Brigada zjarrfikëse territoriale e Qytetit të Shkupit dje nga ora 15:45 deri në ora 16:55 kanë shuar bar të djegur në një sipërfaqe prej 2.000 metrave katrorë në fshatin Mralinë në Komunën e Ilindenit.

NJZT Koçan dje nga ora 11:40 deri në ora 13:15 ka shuar vegjetacion të djegur të ulët në afërsi të fshatit Kuçiçino, në afërsi të fabrikës së tullave, ndërsa nga ora 14:08 deri në ora 19:50 është intervenuar në vegjetacionin e djegur të ulët në afërsi të fshatit Spançevë në Komunën Çeshinovë-Obleshevë.

Zjarrfikësit nga NJZT Negotinë nga ora 13:00 deri në ora 17:00 me dy automjete zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës kanë intervenuar në afërsi të fshatit “Timjanickë” në Komunën e Demir Kapisë.

"Nevojitet që kanalet të jenë të pastra. Të mos djeget bimësia në ambient të hapur, të pastrohen rregullisht kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale", njoftoi QMK-ja.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2.000 thirrje. Prej tyre, 45 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 55 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 62,15 për qind, 30,56 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 3,13 për qind të thirrjeve reale në 112. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR