• e shtunë, 23 nëntor 2024

QMK: Ka humbur jetën një emigrant nga goditja elektrike në një çati treni në Gradsko

QMK: Ka humbur jetën një emigrant nga goditja elektrike në një çati treni në Gradsko

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Qendra rajonale për menaxhim me kriza Veles raporton se përmes numrit të përgjithshëm për thirrje emergjente E-112 në QMK është marrë informacion se një emigrant, i cili është ngjitur në çatinë e vagonit të një treni, që ka qarkulluar në relacionin Gjevgjeli - Shkup, në vendbanimin Gradsko ka ardhur deri npë kontakt me kablloin e energjisë elektrike, me ç'rast trupi ka marrë goditje elektrike.

Rasti është denoncuar në MPB dhe Ndihmën emergjente mjekësore.

"Sipas informacioneve të marra nga MPB personi nuk ka dhënë shenjë për jetën, ndërsa më vonë edhe nga Ndihma emergjente është konstatuar e njejta. Viktima është i gjinisë mashkullore i moshës rreth 30 vjeçare", thuhet në kumtesën e QMK mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR