• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Ka ende zjarre në ambient të hapur, lajmërim për masë të grumbulluar prej druri nën urën e Vardarit në Shkup

QMK: Ka ende zjarre në ambient të hapur, lajmërim për masë të grumbulluar prej druri nën urën e Vardarit në Shkup

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Ende ka zjarre në ambient të hapur edhe përkundër reshjeve të shiut. Dy zjarrfikës nga NJTZ Prilep dje nga ora 12:02 deri në ora 12:20 me një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në SHFK “Bllazhe Koneski” në Prilep, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 në QMK, nga SHA "Ekonomia e Ujërave" është marrë lajmërim për grumbullim të madh të masës prej druri nën urën e lumit Vardar në lokacionin ndërmjet fshatrave Jurumleri (Komuna Gazi Babë) dhe Lisiçe e Poshtme (Komuna e Aerodromit). 

Sipas lajmërimit, drunjtë dhe degët e grumbulluara në shtyllat paraqesin rrezik për derdhjen e lumit dhe ushtrojnë presion mbi shtyllat mbajtëse të urës, për këtë arsye është e nevojshme aktivizimi i makinerive përkatëse për zgjidhjen e problemit.

QMK-ja thekson se për problemin e pastrimit të masës prej druri nën urë janë njoftuar shërbimet kompetente të komunës Aerodrom dhe Gazi Babë dhe SHA “Ekonomia e Ujërave”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR