• e enjte, 18 korrik 2024

QMK: Janë nxjerrë dy personat, të cilët me kuadriçikletë kanë rënë në humnerën e Karaxhicës

QMK: Janë nxjerrë dy personat, të cilët me kuadriçikletë kanë rënë në humnerën e Karaxhicës
Shkup, 8 nëntor 2022 (MIA) - Dy personat, të cilët me kuadriçikletë (motoçikletë me katër rrota) ranë në humnerë në afërsi të vilës “Princ” në Karaxhicë, janë nxjerrë në gjendje stabile me fraktura të mundshme dhe u janë dorëzuar dy ekipeve të ndihmës mjekësore emergjente, të cilët janë nisur drejt qendrës mjekësore në Shkup, njofton Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Paraprakisht, QMK kumtoi se në numrin 112 është marrë thirrje për ndihmë të dy personave, të cilët kanë dalë me kuadriçikletë nga rruga dhe kanë rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë, pas fshatit Alldincë pranë vilës “Princ”. Për ngjarjen janë njoftuar dhe koordinuar MPB-ja, Ndihma emergjente mjekësore dhe Brigada për mbrojtje kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit. Siç informuan më parë, Ekipi i ndihmës mjekësore tashmë kishte mbërritur në vendin e aksidentit, por për shkak të terrenit të vështirë, është pritur ekipi me pajisje speciale nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR