• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 52 zjarre në hapësirë të hapur në 24 orët e fundit, katër ende aktive

QMK: Gjithsej 52 zjarre në hapësirë të hapur në 24 orët e fundit, katër ende aktive

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, sipas raporteve në Sektorin për operacione dhe koordinim në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), të marra nga institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza (SMK), kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve për 52 zjarre në një hapësirë të hapur, diku të përbashkët - të bashkuara nga disa komuna dhe institucione, dhe me ndihmën e banorëve vendas, si dhe me mbështetjen e aviacionit nga DMSH-ja dhe MPB-ja, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarret të cilat janë aktive edhe sot në mëngjes janë në Komunën e Makedonski Brodit, në zonën mbi fshatin Belicë, ku një pyll i rrallë me pisha po digjet në terren të vështirë për qasje, në Komunën e Velesit, në mes të fshatit Ivankovc dhe fshati Mamutçevë digjej një pyll me pisha, ndërsa në Komunën e Kumanovës, zjarri ende është aktiv në afërsi të fshatit Shupli Kamen, i cili është riaktivizuar disa herë, ku digjet bimësi e ulët dhe kashtë.

Ndërsa në Komunën e Sarajit, në afërsi të fshatit Kondovë, nga QMK-ja informojnë se digjet bimësi e ulët, kashtë dhe pyll i përzier, zjarri është përhapur.

"Sot në mëngjes është ngritur një helikopter i MPB-së për shuarjen e zjarrit dhe tashmë është duke operuar, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas inspektimeve nga ajri, do të vlerësohet nëse do të përdoren edhe aeroplanë të tjerë, edhe pse zjarrfikësit nga toka. vënë nën kontroll mëngjesin e sotëm dhe nuk ka vendbanime të rrezikuara. Konkretisht, zjarri është raportuar dje në ora 14:17, ndërsa menjëherë janë dërguar Brigada e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit, të cilët kanë vepruar në terren me dy automjete dhe pesë zjarrfikës. Pasdite, pas përhapjes së zjarrit rreth orës 16:35, është kërkuar mbështetje ajrore, por në atë moment nuk ka pasur helikopterë kujdestar në MPB dhe as aeroplanë zjarrfikës “er traktor” të DMSH-së, Zjarrfikësit ishin në terren"; thonë nga QMK-ja.

Nga aty informojnë se katër ekipe të BPPZ-së janë ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk ka vendbanime të rrezikuara.

Sipas QMK-së, 48 zjarret e shuara nga 52 gjithsej janë në territorin e gjithë vendit, konkretisht në komunat: Petrovec, Butel, Studeniçan, Ilinden, Kisella Vodë, Haraçinë, Shuto Orizare, Aerodrom, Saraj, Krushevë, Manastir, Prilep, Vasilevë, Bosilovë, Radovish, Ohër, Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Veles, Shtip, Koçan, Kumanovë, Staro Nagoriçan dhe në Komunën Rankovcë.

Ndërsa më së shumti zjarre ka pasur në Komunën e Kumanovës, gjithsej gjashtë, ku është djegur bimësi e ulët dhe kashtë: afër fshatit Tromegjë, f. Llojanë, f. Romanovcë, f. Pçinjë dhe fshati Novosellë - pesë prej të cilave janë shuar, ndërsa zjarri i gjashtë që është ende aktiv është në fshatin Shupli Kamen. ls/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR