QMK: Gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, dy janë ende aktive
- Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë ende aktive, ndërsa po aq janë nën kontroll, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:49, 27 gusht, 2024
Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë ende aktive, ndërsa po aq janë nën kontroll, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
NNë malin Mukos, vendi i quajtur "Koteva krusha", në atarin e fshatit Omoran, zjarri është shuar nga reshjet e shiut, ndërsa është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe vendit të quajtur "Kadiica" në kufirin mes Komunës Çashkë dhe Dollnen, ku digjet një pyll i përzier", sqarohet në kumtesë.
Zjarri i dytë aktiv është në territorin e Komunës së Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, vendi i quajtur "Kërsta". Digjen bimësi të ulët dhe pyje me kërcell të ulët.
Nën kontroll është zjarri në Komunën e Kërçovës, në afërsi të fshatit Cer, ku pjesa e djegur tashmë po digjet, por nuk ka rrezik për përhapje.
Zjarri i dytë, i kategorizuar si "nën kontroll", është në malin e Galiçicës, afër vendit të quajtur "Zli Dol". Shiu e ka shuar zjarrin në anën e Resnjës.
Foto: Arkivi i MIA-s