• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 1504 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit, më e kërkuara ka qenë ndihma urgjente mjekësore

QMK: Gjithsej 1504 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit, më e kërkuara ka qenë ndihma urgjente mjekësore

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) kumtoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1504 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112.

"Thirrjet "reale" për urgjenca ishin 40,56 për qind, dhe 59,44 për qind ishin të tjera, të emërtuara si "telefonata jo urgjente", të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente.  Me marrjen e këtyre telefonatave "të tjera" në QMK, transferohen nga thirrjet joproduktive për to, shërbimet/institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave që janë për ndërhyrje të menjëhershme", informon QMK.

Qendra e Menaxhimit të Krizave kishte 1,90 për qind të thirrjeve "reale" për raste urgjente për zgjidhje të kombinuar, të cilat së bashku me 60,09 për qind "telefonata të tjera jo urgjente", citon QMK, ishin lëndë e marrjes dhe përpunimit nga operativët në detyrë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim në QMK.

"Transferimi i thirrjeve për raste urgjente, sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve, ka qenë si në vijim: 47.47 për qind e thirrjeve nga 112 në QMK i janë drejtuar Policisë, 48.10 për qind Ndihmës Urgjente Mjekësore, 1.90 për qind zjarrfikësve dhe ndaj LAMM 0.63 për qind", njoftoi QMK. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR