• e diel, 06 tetor 2024

QMK: Gjithsej 13 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit

QMK: Gjithsej 13 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit

 Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve zjarrfikësit   kanë shuar 13 zjarre në ambiente të hapura në vend. Njëkohësisht janë shuar edhe zjarret e tjera në zonat e banuara, informojnë në mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

QRMK  e Shkupit ka informuar për pesë zjarre të raportuara dhe të shuara në ambiente të hapura, QRMK Ohrër për tre, QRMK Veles për një dhe QRMK Shtip për katër zjarre të raportuara dhe të shuara në ambiente të hapura. 

 Qendra për Menaxhim me Kriza apelon që të mos digjet vegjetacioni  në ambiente të hapura, ndërsa shfaqja e zjarrut të raportohet sa më shpejt në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK.

Nga QMK kumtuan se në 24 orët e fundit  ka pasur gjithsej 1 809 thirrje në 112, prej të cilave 41.35 për qind kanë qenë thirrje "reale", dhe 58.65 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 

Në drejtim të policisë janë drejtuar 63.71 për qind, në drejtim të ndihmës mjekësore urgjente 27.82 për qind, ndërsa në drejtim të zjarrfikësve 8.06 për qind  të thirrjeve reale  në 112 në QMK. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR