• e shtunë, 23 nëntor 2024

QMK: Gjithsej 1.910 thirrje për raste urgjente

QMK: Gjithsej 1.910 thirrje për raste urgjente

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur gjithsej 1.910 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112. Prej tyre thirrje "reale" ishin 36,28 për qind, ndërsa 63,72 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk ishin urgjente. 

"Thirrje për raste emergjente në 112, që janë për zgjidhje të kombinuar në QMK, ka pasur 3,97 për qind nga ato reale. Ato thirrje, bashkë me të tjerat (thirrje jo urgjente) 36,28 për qind, gjithsej në numrin 1.228, ishin mjet i pranimit dhe përgatitjes në QMK, përmes operativëve kujdestarë në Sektorin Е-112, në bashkëveprim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim", njoftuan sot në mëngjes nga QMK.

Në bazë të natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat qytetarët janë paraqitur, në Polici ishin dërguar 59,93 për qind, në Ndihmën Emergjente Mjekësore  33,94 për qind, te zjarrfikësit 1,81 për qind, ndërsa në LAMM 0,36 për qind e thirrjeve reale në 112 në QMK.

Nga QMK bëjnë thirrje që të mos digjet kashtë në ara, gjëra të plastikës dhe të gomës, mbeturina dhe deponitë në vende të hapura, veçanërisht në këtë periudhë të ajrit të ndotur në Shkup, ndërsa edhe në qytete të tjera në vendin tonë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR