• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 1.851 thirrje për raste urgjente

QMK: Gjithsej 1.851 thirrje për raste urgjente

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Sipas raportit të fundit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1851 thirrje në numrin e vetëm 112 për raste urgjente. Prej tyre 34,85 për qind kanë qenë thirrje "reale", ndërsa 65,15 për qind janë regjistruar si "thirrje jo urgjente" pra kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve.

Krahas këtyre thirrjeve siç thonë nga QMK, veprohet edhe në ato që janë për zgjidhje të kombinuar, jo vetëm për angazhimin e një shërbimi, pra një institucioni.

"Sipas shpërndarjes konform natyrës së ngjarjeve, 43,96 për qind e thirrjeve në numrin 112 në QMK i janë drejtuar policisë, 38.16 për qind Ndihmës së shpejtë, 3,83 për qind zjarrfikësve dhe 0,97 për qind ndaj LAMM. Në QMK ka pasur 13,53 për qind të thirrjeve "reale" për raste urgjente që janë për zgjidhje të kombinuar, të cilat së bashku me 65.15 për qind të tjera, "telefonata jo emergjente"(gjithsej 1.234) kanë qenë objekt i pranimit, përgjigjes dhe përpunimit nga operativë në detyrë në sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK", thuhet në kumtesën e QMK-së.

Nga atje theksojnë se rritja e numrit të thirrjeve emergjente në numrin 112 në QMK, nga mesatarja e zakonshme që vlente edhe kur ka pasur shumë vatra zjarri, vjen si pasojë e shumicës së thirrjeve individuale pas reshjeve të borës dhe të ftohtit të menjëhershëm gjatë fundjavës që kaloi. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR