• e mërkurë, 27 nëntor 2024

QMK: Gjithsej 1.534 thirrje për raste urgjente

QMK: Gjithsej 1.534 thirrje për raste urgjente

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.534 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente - 112.

"Thirrjet “reale” për urgjencë kanë qenë 41,85 për qind, ndërsa 58,15 për qind të tjera, të emëruara si "thirrje jourgjente", të cilat kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk kanë qenë urgjente. Me marrjen e këtyre thirrjeve “të tjera” nga QMK, ngarkohen shërbimet dhe institucionet që janë për ndërhyrje të menjëhershme në Sistemin për menaxhim me kriza", kumtuan nga QMK-ja.

Ndaj policisë janë drejtuar 45,91 për qind nga thirrjet nga 112 në QMK, ndaj Ndihmës mjekësore - 48,64 për qind, ndërsa ndaj zjarrfikësve - 2,27 për qind. 

"Ndaj Qendrës për Menaxhim me Kriza ka pasur 3.18 për qind të thirrjeve 'reale' për raste urgjente për zgjidhje të kombinuar që së bashku me të tjerat 58,15 për qind "thirrje jo urgjente", gjithsej 899 thirrje, kanë qenë e pranimit dhe përpunimi nga ekipet e kujdestarisë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK. Intervenimet për shuarjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe urbane ka pasur, por në përmasa më të vogla, si dhe ndërhyrje të tjera", shkruhet në kumtesë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR