QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 1.709 thirrje në numrin 112, nuk ka zjarre në ambient të hapur
- Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.709 thirrje në numrin për raste urgjente 112 në QMK, prej të cilëve thirrje "reale" kanë qenë 49,68 për qind, ndërsa 50,32 për qind për tjera nevoja të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fami Bajrami
- 10:30, 19 prill, 2024
Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.709 thirrje në numrin për raste urgjente 112 në QMK, prej të cilëve thirrje "reale" kanë qenë 49,68 për qind, ndërsa 50,32 për qind për tjera nevoja të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Drejt policisë janë drejtuar 71,16 për qind, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore 23,72 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,86 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka zjarre në ambient të hapur.
QMK-ja apelon për kujdes për shkak të paralajmërimeve meteorologjike me reshje të shiut, erë dhe borë në viset më të larta. rq/
Foto: arkivi i MIA-s