• e martë, 13 gusht 2024

QMK: Gjashtë zjarre aktive, dy janë nën kontroll

QMK: Gjashtë zjarre aktive, dy janë nën kontroll

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informon se sot janë aktive gjashtë zjarre, dy janë nën kontroll, ndërsa nga gjithsej 37 dje, 29 janë shuar.

Paradiote janë aktive gjashtë zjarre. Zjarr ka në Komunën e Makedonski Brodit ndërmjet fshatit Tazhevë - fshatit Breznicë dhe Jasen, ku digjet pylli me pisha. Në Komunën e Ohrit ka një zjarr në Galiçicë dhe po përhapet në drejtim të vendit të quajtur Magaro drejt Stenjës në Komunën e Resnjës dhe digjet bimësia me kërcell të ulët. Në Komunën e Novacit ka rënë zjarr në afërsi të fshatrave Pollog, Skoçivir, Grumaci dhe Slivnicë, ku rritet bimësia e ulët. Një pyll i përzier po digjet në Komunën e Kërçovës në afërsi të fshatit Bigor Dolenci dhe Çellopeci. Në Komunën e Strugës, bimësia e ulët po digjet në afërsi të fshatrave Belicë e Poshtme dhe Oktisi. Zjarr ka edhe në Saraj afër fshatit Llaskarc dhe Paniçar.

Zjarret janë nën kontroll në malin e Ilinit në territorin e Komunës Demir Hisar dhe Ohër, ku digjet bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe pyll ahu, si dhe në Deponinë e Dellçevës. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR