• e mërkurë, 14 gusht 2024

QMK: Dy zjarre aktive, njëri është vënë nën kontroll

QMK: Dy zjarre aktive, njëri është vënë nën kontroll

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Dy zjarre janë aktive, ndërsa një është vënë nën kontroll, njofton QMK-ja, sipas informacioneve deri në orën 13:30.

Zjarri është aktiv në Makedonski Brod afër fshatit Tazhevë në drejtim të Belicës dhe në drejtim të "Jasenit", ku digjet një pyll me pisha, si dhe zjarri në malin Serta në territorin e Komunës së Shtipit afër fshatrave Haxhi Hamzali dhe Cërshka në drejtim të Krivollakut ku është prekur bimësi e ulët.

Është vënë nën kontroll zjarri në Demir Hisar në Ilinska pllanina mes të fshatrave Sloeshticë, Brezhani dhe Plaçe i cili ka prekur bimësi të ulët.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR