• e shtunë, 23 nëntor 2024

QMK: Dy viktima pasi automjeti bie në humnerë në Galiçicë

QMK: Dy viktima pasi automjeti bie në humnerë në Galiçicë

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre ka rënë në një gropë në Galiçicë. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojë se automjeti është locuar në vendin e quajtur “Prevoj” në Galiçicë.

"Automjeti ka rënë në humnerë rreth 100 deri në 200 metra thellësi nga rruga rajonale Tërpejcë – Prespë që çon përmes Parkut kombëtar ‘Galiçicë’”, thonë nga QMK, duke shtuar se sipas ekipeve që ndodhen në terren në vendin e ngjarjes, viktimat janë të moshuar.

Ekipi i SPB Ohër dhe Shërbimi malor për shpëtim të Kryqit të Kuq Ohër janë në terren dhe pas mbikëqyrjes vazhdojnë me nxjerrjen e viktimave dhe automjetit nga humnera. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR