• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Dy “er-traktorë” po e shuajnë zjarrin në komunën Dollneni

QMK: Dy “er-traktorë” po e shuajnë zjarrin në komunën Dollneni

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Dy aeroplanë "er-traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim fluturuan për të shuar zjarrin në komunën Dollneni, afër fshatrave Slepçë dhe Gostirzhanë.

Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), zjarri ëshë ndarë në krahë që lëvizin në drejtim të pyllit të dendur dhe të rregulluar në territorin e Velesit nga njëra anë dhe fshatit Cërnilishtë, Prilep nga ana tjetër.

Ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuar ndonjëherë edhe nga popullata lokale, gjatë ditës së djeshme kanë shuar 30 zjarre, ndërsa gjashtë konsiderohen ende aktive. Po zhvillohen aktivitete për kontrollin, lokalizimin dhe shuarjen e tyre.

Aktive janë tre zjarre në komunën Manastir. Ato janë afër fshatrave Cërniçan dhe Loznan, ku digjet bimësi me kërcell të ulët dhe afër fshatit Ivanjevcë, ku digjet bimësi e ulët. Edhe në komunën Prilep ka tre zjarre aktive, në fshatin Slepçe, Dollneni dhe Trojkërsti, ku digjet bimësi e ulët. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR