• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Dhjetë zjarre në vende të hapura gjatë ditës së sotme, shtatë prej tyre janë në rajonin e Shkupit

QMK: Dhjetë zjarre në vende të hapura gjatë ditës së sotme, shtatë prej tyre janë në rajonin e Shkupit

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Në territorin e shtetit gjatë ditës së sotme janë regjistruar 10 zjarre në vende të hapura, ndërsa prej tyre shtatë janë në rajonin e Shkupit të cilët janë shuar ose ende po shuhen. 

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarr është regjistruar në fshatin Slivnik të Velesit në të cilin është kapluar një shtëpi, në fshatin Sopotnicë në Demir Hisar, në zjarr janë kapluar barë i thatë dhe vegjetacion i ulët, ndërsa kashtë, barë i thatë dhe goma po digjen në zjarrin në fshatin Kosturinë të Strumicës. 

Në rajonin e Shkupit janë shuar dhe ende po shuhen shtatë zjarre në vende të hapura. QMK njoftoi se në Bllacë të Epërme është djegur pylli i përzier me barë, ndërsa në fshatin Lubosh, Studeniçan mbi Batincë, është djegur pylli dhe një deponi e egër. 

"Në Vollkovë po digjet barë, vegjetacion i ulët dhe mbeturina. Mori flakë edhe një objekt ndihmës. Zjarri është nën kontroll. Në Bojanë të Sarajit, u dogj pyll dhe barë, në komunën Butel rreth rrugës "Boca Ivanova" drejt qarkores digjej barë i thatë, ndërsa u djeg edhe një objekt ndihmës. U dogj edhe deponia Vardarishtë, si dhe mbeturina në fshatin Oreshan në komunën Zelenikovë", informoi QMK. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR