• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: Aktive pesë zjarre, ndaj të cilave sot në mëngjes po veprohet edhe me mbështetje ajrore

QMK: Aktive pesë zjarre, ndaj të cilave sot në mëngjes po veprohet edhe me mbështetje ajrore

Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se ka pasur 26 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit dhe prej tyre sot në mëngjes aktive konsiderohe pesë.

"Pesë zjarret aktive janë në komunat - Negotinë në atarin e f.Kallanjevë (ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyje); Novo Sellë mbi f.Badilen, vendi "Shamok"; Gjevgjeli, mes f.Negorci dhe Kovanec; Dollnen, mbi f.Cërnilishtë dhe në Komunën e Shtipit, mes fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, vendi "Haxhi Rexhepli". Prej herët në mëngjes tashmë po veprohet rreth zjarreve aktive dhe si përforcim të forcave të cilat po shuajnë nga toka, një helikopter i armatës filloi me veprim ndaj zjarrit në malin Serta derisa helikopteri i policisë po përgatitet të fluturojë, ndërsa dy aeroplanë të DMSH-së është planifikuar të fluturojnë drejt Sertës në orën 10", thonë nga QMK.

21 zjarret e shuara janë në komunat - Qendër, Çuçer Sandevë, Studeniçan, SHuto Orizarë, Butel, Petrovec, Gazi Babë, Saraj, Manastir, Prilep, Dollnen, Strugë, Gradsko, Koçan, Shtip dhe në Bogdanci.

Në korrik 2024 deri më tani, përfundimisht me dat[ën 12.07.2024, ka pasur gjithsej 173 zjarre në ambiente të hapura të përmasave më të mëdha.

Të gjitha rastet urgjente paraqiten në Numrin e vetëm thirrës për raste urgjente 112 në QMK, poaçërisht kur qytetarët kanë situata në rrezik për jetën. Njëkohësisht, QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informatat nga mediumet për parandalim, por edhe për reagim gjatë rasteve urgjente. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR