• e shtunë, 23 nëntor 2024

QMK: Aktivë shtatë zjarre, tre nën kontroll

QMK: Aktivë shtatë zjarre, tre nën kontroll

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) – Gjatë ditës së kaluar kishte gjithsej 19 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve aktivë janë shtatë, nën kontroll janë tre dhe janë shuar nëntë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aktivë janë zjarret në Komunën Prilep, në fshatin Peshtani – fshatin Kokre – fshati Kalen – fshati Dunje – fshati Bonçe – fshati Krushevicë – fshati Vollkovë – fshati Shtavicë – fshati Prilepec – fshati Çumovë – fshati Sellcë – fshati Lenishtë – fshati Bellovodicë – fshati Smollan – fshati Dren, ku po digjet bimësi me kërcell të ulët, barë i thatë dhe pyll me pisha.

Në Komunën Çashkë aktiv është zjarri në malin Mukos, në fshatin Oraov Doll, ku po digjet bimësi e ulët, pyll i përzier me pisha dhe bli. Zjarri në fshatin Omoranë është lokalizuar, ndërsa në fshatin Stepanc është vënë nën kontroll.

Në Komunën Petrovec po digjet pyll me bimësi të ulët te fshatrat Gradmanc – Breznicë – Katllanovë.

Pyll me bimësi të ulët, dëllinja dhe bari i thatë, po digjet në Komunën Shtop, në fshatrat Haxhi Hamzali – Edeklerci – Toplik, poligoni Krivollak.

Në Komunën Dollnen aktiv është zjarri në fshatin Desovë, ku po digjet barë i thatë dhe pyll i rrallë i degraduar. Në Komunën Prilep aktiv është zjarri në vendin Dërven, ku po digjet pylli, dhe te fshatrat Dren – Smollan, ku po digjet pyll ahu.

Nën kontroll janë tre zjarre, në Komunën Çuçer Sandevë: fshati Tanushë, vendi Ramnë (pyll i përzier), Komuna Krushevë: Deponia e qytetit (mbeturina) dhe Komuna Dellçevë: Deponia e qytetit (mbeturina).

Nga QMK informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara, janë shuar nëntë zjarre. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR