• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: 23 zjarre në vende të hapura, prej tyre tre janë ende aktivë, një është nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar

QMK: 23 zjarre në vende të hapura, prej tyre tre janë ende aktivë, një është nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 23 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve tre ende janë aktivë, një është nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. 

Për shuarjen e zjarrit në atarin e fshatit Tazhevë - zonë për shumë qëllime "Jasen", komuna Makedonski Brod veprohej gjatë ditës së djeshme në disa degë të tjera të zjarrit me 23 persona nga njësiti NJNSH me automjete vetanake motorike dhe tre zjarrfikës nga NJTZ - Makedonski Brod dhe 10 persona nga Ndërmarrja publike për menaxhim dhe mbrojtje të zonës për shumë qëllime "Jasen". Në orët e pasdites në shuarjen e tij intervenoi një helikopter i Armatës.

Zjarri në fshatin Pllaçë (Mali Ilin) ku ishte djegur kullotë malore dhe barë i thatë kaploi një zonë prej tre komunave (Ohër - Resnjë - Demir Hisar) është nën kontroll, por, në disa vende nga era përsëri ka shpërthyer flakë. Në teren forcat zjarrfikëse ende po bëjnë kontroll dhe e mbajnë nën kontroll - katër persona nga NP "Pyjet kombëtare" - filiali "Galiçicë". 

Në zjarri në Malin Ilin, i cili filloi në orët e mëngjesit të datës 26 të këtij muaji, është intervenuar gjatë gjithë ditës, ndërsa dje në orën 12:00 është marrë informacion nga terreni nga punonjësit e filialit të NP NSH "Bigla" nga Demiri Hisar se në orët e mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, gjegjësisht është shuar dhe në vende të caktuara vërehet tymi i dobët. Ekipi nga NJTZ Demir Hisar është tërhequr nga fusha në orën 11:30. Në teren kishin mbetur 12 punonjës të filialit të NP NSH "Bigla" nga Demir Hisari dhe kanë kontrolluar zonën e djegur deri në orën 19:00. Gjatë ditës së sotme ekipi i filialit të NP NSH Bigla nga Demir Hisari do të kryejë edhe një herë kontroll në terren për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit, pra rindezjen e zjarrit.

Zjarri në shtrirjen nga fshati Haxhi Hamzali deri në fshatin Creshka është ende aktiv edhe pse disa herë është intervenuar nga ajri. Ekipet e NJTZ Shtip - tre zjarrfikës me një veturë në teren, DMSH, NP "Pyjet kombëtare" dhe anëtarë të shoqatës së gjuetisë kanë intervenuar sot në zjarr në pyll të shkaktuar nga djegia e bredhave dhe shkurreve në fushat e fshatit Haxhi Hamzali dhe fshati Creshka. Është ndërhyrë shtatë herë nga ajri me dy fluturake. Zjarri është aktiv dhe pjesa më e madhe e tij ndodhet në territorin e poligonit Krivollak. Ekipet  janë tërhequr mbrëmë, ndërsa nga mëngjesi i sotëm janë kthyer në teren.

Dje në orën 15:22 kishte filluar zjarr në pyll në atarin e fshatit Tatomir, Komuna Kratovë. Në shuarjen e zjarrit intervenuan nëntë zjarrfikës me dy cisterna, një ekip nga Ndërmarrja Komunale Publike nga Kratova dhe popullata vendase. Zjarri ende është aktiv. 

Përndryshe, në 24 orët e fundit janë shuar 19 zjarre në vende të hapura. fc/ 


 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR