QMK: Është dakorduar ndërhyrje për pastrimin e borës në një shtëpi pushimi në Leunovë, që të mundet pacientja të transportohet në Spitalin Klinik në Gostivar
- Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se është pranuar një telefonatë nga një person i cili ndodhet në një shtëpi pushimi në fshatin Leunovë, në lokacionin mbi Hotel Radikën, i cili është me bashkëshorten e tij e cila është e lidhur me aparat për oksigjen që gjatë gjithë kohës që punon në rrymë, pas së cilës është marrë vesh që sot të ndërhyhet në pastrim, që të mundet pacientja të transportohet në Spitalin Klinik në Gostivar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:14, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se është pranuar një telefonatë nga një person i cili ndodhet në një shtëpi pushimi në fshatin Leunovë, në lokacionin mbi Hotel Radikën, i cili është me bashkëshorten e tij e cila është e lidhur me aparat për oksigjen që gjatë gjithë kohës që punon në rrymë, pas së cilës është marrë vesh që sot të ndërhyhet në pastrim, që të mundet pacientja të transportohet në Spitalin Klinik në Gostivar.
Në koordinim me SP Mavrovë dhe Ndihmën e Shpejtë Mjekësore Gostivar, siç informojnë nga QMK, kanë qenë në vendngjarje, por për shkak të lartësisë së shtresës së borës prej rreth 1 metër, nuk po arrijnë ta transportojnë atë në autoambulancë. Personi, siç tregohet, ka edhe një njësi të energjisë elektrike, në rast se ajo mbaron.
Në koordinim me personin përgjegjës nga Mavrovë Rostushë, sot rreth orës 09:30 është dakorduar që të ndëhyhet në pastrimin e pjesës prej 100 deri në 150 metra deri te dera hyrëse e shtëpisë së pushimit, në mënyrë që një ekip nga Gostivar të mund të marrë mbi dhe transporton pacienten në Spitalin Klinik në Gostivar. Për këtë situatë janë njoftuar edhe DMSH Gostivar dhe QRMK Gostivar, inforojnë nga QMK.
Foto: Arkivi i MIA-s