• e enjte, 26 dhjetor 2024

QKC: Transparenca mesatare aktive e Qeverisë, ministrive dhe komunave është përmirësuar për tre për qind nga viti i kaluar

QKC: Transparenca mesatare aktive e Qeverisë, ministrive dhe komunave është përmirësuar për tre për qind nga viti i kaluar

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Transparenca aktive mesatare e ministrive, e Qeverisë dhe e komunave për vitin 2023 arrin 76 për qind dhe në krahasim me vitin e kaluar është përmirësuar për tre për qind (nga 73 në 78 për qind), tregon analiza  e Qendrës për komunikime civile (QKC), nga renditja e rregullt vjetore e institucioneve sipas Indeksit të transparencës aktive, gjegjësisht sipas publikimit proaktiv, informacioni nga karakteri publik, në të cilën janë përfshirë 98 institucione.

"Transparencën aktive këtë vit e 54 për qind e kanë përmirësuar 54 për qind e institucioneve, për dallim nga viti i kaluar kur 81 për qind e tyre u përmirësuan. Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave është 74 për qind. Ndryshe nga viti i kaluar, ministritë janë përmirësuar me më pak se një pikë përqindje, ndërsa komunat me katër. Si vitin e kaluar edhe këtë vit, vetëm dy institucione, Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria, kanë maksimumi 100 për qind, pra publikojnë të gjitha informacionet e dhëna nga transparenca aktive", thekson Qendra për komunikim civil.

Dy komuna, Veles dhe Gjevgjeli, ndodhen në pozicionin e tretë, janë të larta 99 për qind plotësim e detyrimeve për publikimin e inforacioneve sipas transparencës aktive

Mes rajoneve, në vendin e parë ka depërtuar Rajoni lindor (me 83 për qind transparencë aktive), ndërsa në vendin e fundit mbetet Rajoni i Shkupit (me 66 për qind transparencë aktive).

Analiza e Qendrës për komunikime civile tregon se ministritë dhe komunat publikojnë sasinë më të vogël të informatave për financat (komunat vetëm 57 për qind, ndërsa ministritë 62 për qind). mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR