• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qindra tonë kerozin nga një bazë e NATO-s në Belgjikë janë vjedhur dhe shitur në pikat e karburantit në Itali

Qindra tonë kerozin nga një bazë e NATO-s në Belgjikë janë vjedhur dhe shitur në pikat e karburantit në Itali

Bruksel, 26 shtator 2023 (MIA) - Më shumë se 850 ton kerozin janë marrë nga baza e NATO-s në Belgjikë, ndërsa karburanti shitej përmes pikave italiane të karburantit, raportojnë mediat në Belgjikë.

Autorët e vjedhjes janë të lidhur me krimin ndërkombëtar. Autoritetet italiane kanë arrestuar 46 bashkëpunëtorë të dyshuar. Thuhet se shitja e paligjshme ka zgjatur katër muaj.

Është konstatuar se në skemën janë përfshirë 29 pika karburanti, ku ekspertët paralajmëruan për dëmtime të mundshme të motorëve të makinave të mbushura me karburantin e shitur atje. Thuhet se kriminelët përziejnë kerozinin me distilat me naftë dhe kanë fituar mbi një mijë ton karburant. Gjatë kontrolleve të mëvonshme, u sekuestruan tre milionë euro.

Para një viti, në Belgjikë ka filluar një çështje gjyqësore për derdhjen e dy mijë ton kerozin në vitin 2019 nga tubacioni lokal i naftës së NATO-s. Prokuroria kërkon nga të pandehurit mbulimin e dëmit prej 2,4 milionë euro. Dy vite para këtij incidenti, një bazë tjetër e NATO-s në Belgjikë raportoi zhdukjen e 60 tonëve karburant. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR