• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Qindra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore në Gjermani

Qindra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore në Gjermani
Berlin, 26 korrik 2022 (MIA) - Prej dje janë evakuuar qindra njerëz në Gjermaninë lindore për shkak të zjarreve të shumta pyjore. Rreth 700 persona ishin evakuuar nga disa komuna jugore në provincën Brandenburg. Shkaku është zjarri pyjor, i cili tashmë u përhap në hapësirë prej 850 hektarë, njoftuan autoritetet në rajonin Elba-Ester. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar gati 350 persona. Në përpjekjet për shuarjen janë të përfshirë edhe helikopterë ushtarakë. Shkaqet e zjarrit nuk janë të njohura. Në jug, të dielën shpërtheu një zjarr në parkun kombëtar çek "Zvicra bohemiane", pas çka kaloi edhe në territorin e Gjermanisë, në provincën Saksonia. “U kërkojmë banorëve, turistëve dhe vizitorëve që të shmangin zonën e Zvicrës Saksone në mënyrë që të mos pengojnë punën e shërbimeve të shpëtimit”, thanë autoritetet lokale. Përpjekjet për shuarje janë penguar për shkak të terrenit vështirë të depërtueshëm në këtë zonë kodrinore dhe problemet e furnizimit me ujë. Gjermania tashmë disa ditë është kapluar nga vala më intensive e nxehtësisë, ndërsa temperaturat në shumë pjesë të vendit mbërrijnë edhe mbi 40 gradë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR