• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qindra mijëra amerikanë pa energji për shkak të uraganit Idalia

Qindra mijëra amerikanë pa energji për shkak të uraganit Idalia

Uashington, 31 gusht 2023 (MIA) - Pasi e goditi Floridën të mërkurën, uragani Idalia u zhvendos në Xhorxhi me erëra të forta dhe kushte potencialisht të rrezikshme për jetën, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, raporton Bi-Bi-Si. 

Presidenti amerikan Xho Bajdeni paralajmëroi se Idalia, e cila e goditi Floridën si uragan i kategorisë së tretë, tani është në kategorinë e parë, por "ende shumë i rrezikshëm". 

Bajdeni i tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ndikimi i tij u ndje "mbarë juglindjen". 

 Më shumë se 400.000 njerëz ishin pa energji në Floridë dhe Xhorxhia.

Disa zona të Floridës janë përmbytur, ndërsa Qendra Kombëtare e Uraganeve  paralajmëron se stuhia vazhdon t'i kërcënojë zonat bregdetare.

 

 

Përmbytje priten gjithashtu edhe në Xhorxhia dhe Karolinën Jugore dhe Veriore.

Guvernatori i Floridës Ron De Santis, deklaroi tha se zyrtarisht nuk ka viktima të konfirmuara nga stuhia, edhe pse patrulla e autostradave të Floridës bëri të ditur se dy shoferë kanë humbur jetën në aksidente trafiku. 

Shefi i Agjencisë Federale për Menaxhim me Gjendje të Jashtëzakonshme thotë se Idalia është stuhia më e fuqishme që ka goditur këtë pjesë të Floridës në më shumë se 100 vjet.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR