• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria ukrainase e ka pranuar dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të "Naftogasit"

Qeveria ukrainase e ka pranuar dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të
Kiev, 1 nëntor 2022 (MIA) – Qeveria ukrainase sot e pranoi dorëheqjen e Jurij Vitrenkos në funksionin e drejtorit kryesor ekzekutiv të kompanisë shtetërore energjetike "Naftogas".
Përmes aplikacionit Telegram kompania kumtoi se Vitrenko (46) do të mbetet në këtë pozitë deri më 3 nëntor, por nuk janë dhënë detaje shtesë. Vitrenko ishte drejtor ekzekutiv i "Naftogasit" nga prilli i vitit 2021, ndërsa tani për tani nuk ka dhënë kurrfarë elaborimi për këtë vendim të tijin. Dorëheqja e Vitrenkos vjen pas serisë së sulmeve raketore ruse mbi kapacitetet energjetike ukrainase javëve të fundit. "Naftogas" është në kontest juridik me kompaninë energjetike shtetërore ruse "Gazprom" rreth transitimit të gazit rus.

QËNDRONI TË LIDHUR