Qeveria tërhoqi nga procedura parlamentare Propzim ligjin për arsimin e mesëm
- Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare Propozim ligjin për arsimin e mesëm, në lexim të dytë. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport, Ivanka Vasilevska në seancën e sotme, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Deputetët e Frontit Evropian u shprehën të kënaqur me vendimin e Qeverisë dhe kërkuan një orë pauzë për koordinim.
- Post By Fami Bajrami
- 15:24, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare Propozim ligjin për arsimin e mesëm, në lexim të dytë. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport, Ivanka Vasilevska në seancën e sotme, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Deputetët e Frontit Evropian u shprehën të kënaqur me vendimin e Qeverisë dhe kërkuan një orë pauzë për koordinim.
"Qeveria me shkresë nga data 20 dhjetor e tërheq Propozim ligjin për Arsim të mesëm, në lexim të dytë", informoi Vasilevska para miratimit të rendit të ditës së seancës së komisionit.
Ilire Dauti dhe Arbana Pasholli nga koalicioni Fronti Evropian janë shprehur të kënaqur me tërheqjen e ligjit, duke potencuar se nuk janë pajtuar me disa qëndrime në këtë ligj, veçanërisht me nenin 54, me të cilin parashikonte intonimin e himnit kombëtar, për çka vendos themeluesi, me rastin e festimit të ditës së shkollës së mesme (patronazhit), në fillim dhe në fund të vitit akademik dhe në përfundim të arsimit të mesëm.
Sipas Dautit, himni duhet të reflektojë diversitetin shumëkombësh dhe nevojitet një debat për një ligj të tillë.
Pasholli, megjithatë, shtoi se pas tërheqjes së ligjit, deputetët e Frontit Europian duhet të koordinohen dhe kërkoi një orë pauzë.
Në rend dite të seancës së komisionit janë Propozim ligji për arsimin e të rriturve, Propozim ligji për arsimin dhe aftësimin profesional dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, të gjitha në lexim të dytë. Për këto ligje janë parashtruar 30 amendamente. rq/bsh/
Foto: Printskrin