• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit

Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit

Stokholm, 3 korrik 2023 (MIA) - Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit para xhamisë kryesore në Stokholm, duke e quajtur "akt islamofobik", pasi organizata ndërkombëtare islamike bëri thirrje në masa për të shmangur përdhosjen e ardhshme të librit të shenjtë mysliman.

"Qeveria suedeze  plotësisht i kupton veprat islamofobe të kryera nga individë të protestave në Suedi të cilat mund të jenë ofenduese për myslimanët", citohet në kumtesën e Ministrisë suedeze për Punë të Jashtme.

"Fuqishëm i dënojmë këto veprime, të cilat në asnjë mënyrë nuk reflektojnë qëndrimet e qeverisë suedeze", shtohet në kumtesë.

Dënimi erdhi si përgjigje e thirrjes së aksionit kolektiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), dega e së cilës gjendet në Arabinë Saudite, për të shmangur përdhosjen e ardhshme të Kuranit. sa/

foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR