• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria solli Urdhëresë për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të çrregullimeve në furnizimin me ngrohje qendrore

Qeveria solli Urdhëresë për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të çrregullimeve në furnizimin me ngrohje qendrore
Shkup, 14 janar 2022 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 134-t solli Urdhëresë për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rast të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga moti, në rast avarie dhe çrregullimesh në tregun e ngrohjes qendrore, mënyrën e furnizimit me ngrohje qendrore në gjendje krize, masat që ndërmerren në rast të gjendjes së krizës. Sipas Urdhëresës, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, ndjekjen e vazhdueshme, analizimin dhe vlerësimin e gjendjes në tregun e ngrohjes qendrore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do bëjë Komisioni për ndjekjen e gjendjeve me furnizimin me ngrohje qendrore të cilën do ta formojnë ministri i Ekonomisë. Komisioni është paraparë të përbëhet nga tetë anëtarë edhe atë nga një përfaqësues nga radhët e funksioneve të larta drejtuese në Ministrinë e Ekonomisë, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të RMV-së, një përfaqësues i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale dhe pesë përfaqësues nga bartësit e licencave në tregun e ngrohjes qendrore. Mandati i anëtarëve të Komisionit është katër vite. "Komisioni duhet të sjellë vlerësim për gjendjen e krizës në furnizimin e ngrohjes qendrore në bazë të analizave për krijimin e mosfunksionimit të plotë ose të pjesshëm në rrjetin shpërndarës të ngrohjes qendrore të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ose nga moti, nga avari, krijimi i rënies së përhershme të kapaciteteve prodhuese për ngrohje qendrore ose mungesa e energjensave për prodhimin e ngrohjes qendrore, mundësi për krijimin e lëndëve djegëse alternative për prodhimin e ngrohjes qendrore, mungesën e ngrohjes qendrore dhe gjendjen në tregun e ngrohjes qendrore", thuhet në kumtesë. Me këtë Urdhëresë është përcaktuar në rast të gjendjes së krizës, varësisht vlerësimeve, të ndërmerren masa për të vepruar në një gjendje krize të përgatitura nga operatorët e sistemeve shpërndarëse, mund të zbatohet kufizim i furnizimit me ngrohje qendrore si edhe të sigurojnë sasi shtesë të ngrohjes qendrore. Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e masave sigurohen nga burimet personale të bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike dhe/apo nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza dhe në mënyrë të caktuar në vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës. "Masat që do të sillen në bazë të Urdhëresës, duhet të jenë të karakterit të përkohshëm dhe të zgjasin deri në përfundimin e gjendjes së krizës, të mos e tejkalojnë vëllimin dhe intensitetin që është i domosdoshëm për largimin e pasojave nga gjendja e krizës dhe në masën më të vogël të mundshme ta kufizojnë ose prishin punën e vazhdueshme të tregjeve të energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Komunitetin Energjetik", thuhet në kumtesën e Qeverisë.

QËNDRONI TË LIDHUR