• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Sllobodan Ivanovski u.d. drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare, Xhevat Selami në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Qeveria: Sllobodan Ivanovski u.d. drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare, Xhevat Selami në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendime për caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike në disa institucione.

Siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, me konkluzion të arritur në seancë, Qeveria i propozoi Kuvendit të EVN Elektroekonomizim në Maqedoni, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra e anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës si përfaqësues i Qeverisë të thërasë Zlatko Laziqin dhe në vend të tij të zgjedhë Bojan Nikollovskin.

Në pozitën e u.d. drejtor i Drejtorisë për Polici Financiare emërohet Sllobodan Ivanovski. Ivanovski, theksohet, është magjistër i shkencave juridike me provimin e dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për Kundërvajtje të DAP-it, Drejtoria Rajonale Prilep.

Xhevat Selami, është emëruar u.d. drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Selami, theksohet në kumtesë, është jurist i diplomuar, anëtar i disa grupeve punuese, ishte profesor në SHMQSH "Arseni Jovkov", ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2020 ishte udhëheqës i Departamentit për Menaxhim me Resurset Njerëzore, ndërsa aktualisht është udhëheqës sektori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria e shqyrtoi edhe Propozimin e Komisionit për shqyrtimin e aplikimeve të kandidatëve pas Shpalljes Publike nr.07/2024 për emërimin e një anëtari në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime me Menaxhimin e Mbetjeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sipas nenit 18 të ligjit për Energjetikë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 96/2018 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/2019, 236/2022, 134/2024 и 147/2024), dhe përfundoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtar të këtij trupi rregullator ta emërojë Elena Markova Velinova, theksohet  në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR