• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria shqiptare e miratoi propozim-marrëveshjen për bashkëpunim me RMV-në për formimin e grupit të përbashkët për luftë kundër krimit të organizuar

Qeveria shqiptare e miratoi propozim-marrëveshjen për bashkëpunim me RMV-në për formimin e grupit të përbashkët për luftë kundër krimit të organizuar

Dibër, 2 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar Propozim-marrëveshje për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut për formimin e grupit të përbashkët për luftë kundër krimit të organizuar, informuan mediat shqiptare. 

 "Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një grup i përbashkët që do të merret me çështje të caktuara që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ky është një dokument shumë domethënës që na afron edhe më shumë me fqinjin dhe mikun tonë RMV. Vitin e kaluar kemi pasur së paku 20 aksione të përbashkëta të suksesshme me kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut", tha Bledi Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme.

 Sipas tij, marrëveshja pritet të ratifikohet së shpejti në Parlamentin e Shqipërisë.

 Ndryshe, në të njëjtën mbledhje, qeveria shqiptare ka marrë vendim me të cilin qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kenë nevojë për dokumente udhëtimi për të hyrë në vend, por një gjë të tillë mund ta bëjnë me letërnjoftime të vlefshme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe qytetarët e Shqipërisë, më shumë se një dekadë e shfrytëzojnë këtë të drejtë, gjegjësisht për hyrje shfrytëzojnë letërnjoftime biometrike. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR