• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria së shpejti do të shpallë pakon e nëntë të masave kundër krizës, paralajmëroi Besimi

Qeveria së shpejti do të shpallë pakon e nëntë të masave kundër krizës, paralajmëroi Besimi

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot njoftoi se Qeveria së shpejti do ta shpallë pakon e nëntë të masave kundër krizës, për të cilën aktualisht janë 4,55 miliardë denarë.

Pakoja, siç tha ai, do të jetë në drejtim të përballimit më të lehtë të sfidave të krizës së çmimeve dhe energjetikë për qytetarët dhe kompanitë.

"Kjo do të thotë se vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëri dhe ngrohje në pjesën e EMV-së. Fonde ka të mjaftueshme, po punojmë në pakon e nëntë të masave kundër krizës. Po ashtu, shënjestrimi do të bëhet deri në fund të vitit për të përkrahur kategoritë më të cenueshme, theksoi Besimi në  konferencë për shtyp në Qeveri pasi informoi se është marrë vendim për rishpërndarjen e buxhetit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR