• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Rritja e BPV-së prej 3 për qind në tremujorin e tretë është rezultat i punës së përkushtuar

Qeveria: Rritja e BPV-së prej 3 për qind në tremujorin e tretë është rezultat i punës së përkushtuar

Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Për herë të parë pas 7 viteve kolaps dhe stagnim të ekonomisë së vendit, përfundimisht shteti po shënon rritje të BPV-së prej 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024. Si Qeveri premtuam fillim të shpejtë dhe punë të përkushtuar. Kjo po realizohet. Po vijnë rezultatet e para, sipas Entit shtetëror të statistikave, rritje të bruto prodhimit vendor në tremujorin e tretë përkatësisht muajt korrik, gusht, shtator prej 3 për qind, theksoohet në kumteësn e sotme të Qeverisë.

Rritja e BPV-së prej 3 për qind për ekonominë e vendit, thonë se është më e larta krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës. Për krahasim, vetëm pesë vende anëtare të BE-së kanë një normë më të lartë rritjeje në tremujorin e tretë, ndërsa në rajon, dy vende anëtare të BE-së, Greqia dhe Bullgaria, kanë një normë më të ulët rritjeje prej 2.4 përqind. Rumania është me një bilanc negativ prej -0.3 përqind, ndërsa Sllovenia ka 1 përqind. Normat e rritjes janë negative për Estoninë, Austrinë, Letoninë, Gjermaninë dhe shtete të tjera.

"Si Qeveri, presim rritje të PBV-së edhe në tremujorin e katërt, me çka në nivel vjetor do të arrinim rritje prej 3 përqind, që është shumë më tepër se parashikimi prej 1.8 përqind nga Banka Botërore. Si Qeveri, ndërmarrim masa dhe jemi të fokusuar në realizimin e investimeve kapitale, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, me qëllim që të lëvizim ekonominë dhe të nxisim zhvillimin ekonomik. Premtuam dhe u zotuam si Qeveri se do ta transformojmë Maqedoninë përpara", thuhet në kumtesë.

Këto shifra, shtojnë, janë tregues që Qeveria po punon me përkushtim, përgjegjësi dhe po i realizon premtimet e dhëna qytetarëve.

"Ekonomia është segmenti më i rëndësishëm i punës së Qeverisë. Vazhdojmë me përkushtim!", kumtojnë nga shërbimi i Qeverisë për shtyp. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR