• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Propozim ndryshimet e Ligjit për masat kufizuese mbështeten njëzëri dhe i dorëzohen Kuvendit

Qeveria: Propozim ndryshimet e Ligjit për masat kufizuese mbështeten njëzëri dhe i dorëzohen Kuvendit

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Pres shërbimi qeveritar sonte informoi se në seancën e 221-të të Qeverisë të mbajtur më 16 janar me konsensus dhe njëzëri është shprehur vullneti politik që deri në Kuvend të dorëzohet Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masa kufizuese e cila do të harmonizohet me legjislacionin e vendit.

"Në seancën e cekur të qeverisë, Qeveria ka shqyrtuar Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masat kufizuese dhe ka marrë vendim që Ministria e Punëve të Jashtme si propozuese të harmonizojë tekstin e propozim- ligjit me kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sekretariatin për legjislacion dhe institucione tjera kompetente", thuhet në komunikatë.

Njëherësh, informojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar për përfaqësues të Qeverisë në Kuvend Bujar Osmanin, ministër të Punëve të Jashtme dhe Fatmire Isakun, zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Filip Toshevskin, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Natasha Deskoska, ndihmësdrejtore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

"Pas koordinimit me të gjitha institucionet e apostrofuara, teksti i Propozim- ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masat kufizuese i është dorëzuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut konform nenit 137 të Rregullores së Punës së Kuvendit", thuhet në komunikatë.

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR