• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria po punon në harmonizimin e rregullativës ligjore për trajtimin e personave në listën e zezë të SHBA-së, BE-së dhe KB-së

Qeveria po punon në harmonizimin e rregullativës ligjore për trajtimin e personave në listën e zezë të SHBA-së, BE-së dhe KB-së

Strumicë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Është përgatitur nisma për ndryshime në rregulloren ligjore në lidhje me trajtimin e personave që janë në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pjesën e mëtutjeshme që kanë të bëjnë me funksionet publike, informoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kopshtin "Vnozhito" në Strumicë ai theksoi se tashmë po punohet për harmonizimin e rregulloreve ligjore. 

Lidhur me rastin e fundit ku një biznesmen nga lista e zezë amerikane ka pronë të madhe në vend, kryeministri tha se çdo rast individual i nënshtrohet ligjeve të Maqedonisë. 

"Nëse ka dyshime apo shkelje në përputhje me ligjet, atëherë kjo është punë e autoriteteve hetimore dhe gjyqësore dhe nuk ka kufizim për ato gjëra edhe për çfarëdo lloj rasti", deklaroi Kovaçevski.

Ne, theksoj, jemi një vend që kemi dialog të hapur strategjik në shumë fusha, përfshirë edhe sundimin e së drejtës dhe përdorë ndihmë të madhe nga SHBA në të gjitha 32 vitet e pavarësisë sonë, në drejtim të promovimit të shtetit ligjor, demokracisë... qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR