• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria përcaktoi tekst për ndryshime në Ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, u emëruan anëtarë të rinj të Këshillit nacional për zhvillim

Qeveria përcaktoi tekst për ndryshime në Ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, u emëruan anëtarë të rinj të Këshillit nacional për zhvillim

Shkup, 20 shkurt 2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Me ndryshimet e Ligjit, siç është shpjeguar nga propozuesi, Ministria e Kulturës, shtohet mbrojtja e kompleksit monumental të qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit, në përputhje të rekomandimeve dhe vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjithashtu, me ndryshimet krijohet bazë ligjore për përparimin e mbrojtjes së Qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit.
 
Qendra e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë përbërëse e pronës së mbrojtur si "Zonë natyrore dhe kulturore-historike e Ohrit", me Vendim të UNESCO-s nga viti 1979/80.

Risia më e rëndësishme e paraparë me këtë Propozim ligj është se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike të harmonizuara në përputhje të mbrojtjes së përcaktuar në to, në Qendrën  e qytetit të vjetër të Ohrit nuk do të mund të ndërtohen objekte të reja, ndërtime shtesë dhe mbindërtime.
 
Në mënyrë shtesë, Propozim ligji përmban dispozita për mbrojtje të veçantë të Qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit dhe zonës së saj kontaktuese, me qëllim të parandalimit të veprimeve, dukurive dhe ndikimeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtim, video ndryshim të pakthyeshëm, shkatërrim apo degradim të kompleksit monumental.
 
Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim, me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe  miratoi Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim.

Më parë, nga ana e Qeverisë u morr Vendim për themelimin e Këshillit Nacional për Zhvillim, si organ këshillëdhënës i përhershëm i Qeverisë, për çështje në lidhje me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit për periudhën 2024-2044, anëtarët e të cilit janë përcaktuar sot.

Për anëtarë të Këshillit Nacional për Zhvillim janë emëruar: Kryetari i Qeverisë Talat Xhaferi, zëvendëskryetarët e Qeverisë: Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Fatmir Bytyqi dhe Sllavica Gërkovska, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, ministrat: Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Sllavjanka Petrovska. Në përbërjen e këtij organi janë paraparë përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,ASHAM-ja, koordinatorë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend, përfaqësues të odave ekonomike në vend, sindikatat, kryetarë të komunave, gjegjësisht kryetarë të këshillave për zhvillimin e rajoneve të planifikimit, përfaqësues nga universitetet, nga Këshilli rinor nacional.

Sektori i Qeverisë për marrëdhënie me opinionin

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR