• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Një qind ditët e para rrumbullakësohen me rritje të pensioneve të mbi 330.000 pensionistëve për 2500 denarë

Qeveria: Një qind ditët e para rrumbullakësohen me rritje të pensioneve të mbi 330.000 pensionistëve për 2500 denarë

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) – Edhe një premtim i Qeverisë po bëhet realitet. Prej sot filloi pagesa e pensionit të shtatorit me rritje prej 2.500 denarë. Edhe pse premtimi ishte se në vitin e parë të mandatit do të rriten pensionet, Qeveria në 100 ditët e para e realizon këtë premtim, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim.

Nga Qeveria theksojnë se mbi 330.000 pensionistë prej sot e marrin rritjen prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi i vitit të ardhshëm vijon edhe një rritje për 2500 denarë, me çka pensionistët përfundimisht e marrin atë që e meritojnë, pensione dinjitoze dhe standard më cilësor jetësor. 

“Rritja lineare e pensioneve për gjithsej 5000 denarë është edhe një premtim i realizuar nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Hristian Mickoski. Për Qeverinë është e palejueshme që pensionistët në vend që të gëzojnë ditët e tyre të pensionit, të protestojnë dhe të luten për pensione më të larta. Qeveria mbetet 100 ditë e përkushtuar të punojnë për pensionistët dhe për të gjithë qytetarët”, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR