• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Nismë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masa kufizuese dhe ligje të tjera

Qeveria: Nismë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masa kufizuese dhe ligje të tjera

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e sotme ka diskutuar rreth propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese dhe me konsensus, njëzëri, shprehu vullnet politik që të parashtrojë ligj në Kuvend, i cili do të harmonizohet me legjislacionin vendas, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Nga Qeveria njoftojnë se do të iniciohen ndryshime edhe në ligje të tjera, në të cilat do të reflektohen ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese.

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Fejsbuk ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për masa kufizuese, me të cilat, siç thotë, listat amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionim edhe nga institucionet tona.    

Shefi i diplomacisë Osmani javën e kaluar në brifing për mediat theksoi se Ministria e Punëve të Jahstme fillon debat publik lidhur me ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e shtrirjes së këtyre masave kufizuese, si dhe instrumentet që janë në dispozicion të shtetit në kushte të masave kufizuese të vendosura.

"Konform zgjidhjes aktuale, Ligji për masa kufizuese i rregullon çështjet e vendosjes, ndryshimit dhe ndërprerjes së validitetit të masave restriktive, si dhe mekanizmat e koordinimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të të njëjtave, si dhe baza për vendosje të masave kufizuese në zgjidhjen aktuale janë - rezoluta të domosdoshme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, akte juridike të BE-së, organizata tjera, ku është i anëtarësuar vendi dhe me kërkesë të organeve kompetente të shteteve tjera për çështje të terrorizmit dhe përhapjes së armëve", theksoi Osmani në një deklaratë për media pas brifingut me gazetarët.

Ajo që propozohet me këto ndryshime të Ligjit në këtë debat publik, shtoi Osmani është që të shtohen si bazë për vendosje të masave kufizuese nga ana e shtetit dhe akteve juridike të SHBA-së dhe akteve juridike të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë krahas Këshillit të Sigurisë, Bashkimit Evropian, tani edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë e vlefshme për vendosje të masave restriktive.

"Si instrumente që shteti i ka me rastin e vendosjes së masave kufizuese, përveç embargos së armëve, ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriut për qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, natyrisht edhe masat financiare duke përfshirë konfiskimin e pasurisë, megjithatë zgjerohet Ligji edhe me një shtrirje dhe ky është i pari, nga qëllimet e Ligjit, përveç sigurisë ndërkombëtare, demokracisë, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit janë futur edhe si synime që duam t'i arrijmë me ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese, si dhe janë shtuar dy instrumente të rëndësishme, pasi institucioni propozues është i obliguar që të gjitha provat materiale, jomateriale t'i dorëzojë në Prokurorinë Publike dhe Prokuroria Publike është e obliguar ligjërisht të fillojë menjëherë një procedurë, një procedurë penale, duke përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse ky hetim përfundon me ngritjen e akuzës, atëherë futen dy instrumente të reja, që është pezullimi i përkohshëm i funksionit publik dhe ndalimi për pjesëmarrje në procesin e furnizimit publik deri në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës", sqaroi Osmani. 

Këto, nënvizoi ai, janë ndryshimet kushtetuese të Ligjjit për masa kufizuese, shtimi i akteve juridike të SHBA-së si bazë për vendosje krahas atyre të BE-së dhe detyrimit që institucioni propozues që t'i kërkojë dhe t'i parashtrojë të gjitha dëshmitë materiale deri në Prokurori me aktakuzë, parandalim të përkohshëm të kryerjes së funksionit publik dhe ndalesës për pjesëmarrje në procedurë për furnizime publike nëse bëhet fjalë për subjekte juridike. mb/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR