• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria nesër do të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, vijon analiza e produkteve higjientike

Qeveria nesër do të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, vijon analiza e produkteve higjientike

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Qeveria nesër duhet të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, ndërsa vijon edhe analiza për produktet higjienike, e cila me siguri do të përfundojë deri nga fundi i javës.

"Ajo që dimë saktë është se nesër di të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Për produktet higjinetike me siguri gjatë kësaj jave do të  kryhen të gjitha konsultimet dhe do të shohim nëse ka hapësirë që të miratohen masa të caktuara", deklaroi sot ministri i Eknomisë, Kreshnik Bekteshi pas vizitës së kompanisë "Alma-M" në Vizbeg..

Muajin e ardhshëm, sipas paralajmërimeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të bëhen analiza për pakon e nëntë të masave antikrizë, të cilat do t'u drejtohet kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe të gjithë atyre që nuk realizojnë të ardhura shtesë në kohë krize. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR