• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria në bashkëpunim me Metamorfozis do të përgatisë Strategji të re për transparencë

Qeveria në bashkëpunim me Metamorfozis do të përgatisë Strategji të re për transparencë

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska dhe Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me qëllim të përgatitjes së Strategjisë së re për Transparencë të Qeverisë, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë dhe institucioneve bazuar në parimet e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.

Strategjia e transparencës, siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të synojë të shërbejë si një mekanizëm për lidhjen dhe harmonizimin e dokumenteve strategjike tashmë të miratuara dhe kuadrit ligjor, që përmirësojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi transparencën e institucioneve vendase.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi vjen pas iniciativës së zëvendëskryeministres Gërkovska dhe obligimit të institucioneve të sektorit publik që të rrisin sasinë e informacioneve publike që publikojnë në ueb-faqet e tyre, gjë që do të përmirësojë dukshëm transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve.

Me krijimin e këtij dokumenti strategjik do të funksionalizohen dhe përmirësohen rregullat e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe parimi i transparencës.

Strategjia e Qeverisë për transparencë do të përgatitet përmes një procesi të gjerë konsultativ. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR