• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria mori vendim për themelimin e IN Qendrës për kulturën e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Qeveria mori vendim për themelimin e IN Qendrës për kulturën e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të 140-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Propozimin - Vendimin për themelimin e Institucionit nacional "Qendra për kulturën e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut" - Shkup dhe mori vendim për krijimin e një institucioni të tillë, raporton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Siç informojnë nga Qeveria, IN "Qendra kulturore e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut" - Shkup do të synojë të edukojë, jo vetëm format e artit klasik, por edhe vazhdimisht të monitorojë dhe hulumtojë lëvizjet moderne në sferën e kulturës dhe arti , i cili do të ofrojë arritje të larta kulturore dhe artistike për të gjithë qytetarët e interesuar.

"Në sqarimin e propozuesit, Ministria e Kulturës, theksohet se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston vetëm një institucion kombëtar i cili kultivon repertorin në të cilin janë të përfaqësuar autorë dramaturgjikë turq, maqedonas dhe botërorë, ndërsa shfaqjet interpretohen në gjuhën turke me përkthim simultan të gjuhëve të tjera, gjegjësisht vetëm Institucioni Nacional Teatri Turk - Shkup, për këtë arsye ka mungesë të dukshme të institucioneve kulturore për të ushqyer dhe afirmuar vlerat kulturore të komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesën. ls/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR