• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria mori Vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike

Qeveria mori Vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme mori Vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal me energji elekrike. Furnizuesi universal do të jetë i detyruar të kryejë furnizim me energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët ndodhen në rajonin në të cilin ka detyrim të sigurojë shërbim universal dhe të cilët kanë zgjedhur të jenë furnizues nga ai, në përputhje me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për energjetikë dhe rregullat e furnizimit.  

 Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, furnizuesi universal, në përputhje me ligjin, do të jetë i detyruar të sigurojpë shërbim universal për një periudhë jo më të gjatë se pesë vjet.  

 Në periudhën e ardhshme, do të përgatitet dokumentacion tenderial dhe thirrje publike me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël.

 "Zgjedhja e furnizuesit universal është në përputhje me Ligjin për Energjetikë, për shkak të realizimit të së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të lidhur në sistemin elektroenergjetik të shërbimit universal në furnizimin me energji elektrike", përkujton Qeveria.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR