• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria mori vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në një operacion të NATO-s në Rumani

Qeveria mori vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në një operacion të NATO-s në Rumani

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, në mbledhjen e sotme të 156-të Qeveria mori Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në grupin e luftëtarëve në operacionin e NATO-s „enhanced Vigilance Activity-еVA“, në Republikën e Rumanisë, për periudhën prej gjashtë muajve, llogaritur nga qershori deri në dhjetor të vitit 2023", njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Gjatë realizimit, sqarojnë nga Qeveria, do të përforcohet partneriteti dhe bashkëpunimi mes shtetit tonë dhe aleatëve të tjerë në kuadër të NATO-s dhe do të zgjerohet dhe pasurohet bashkëpunimi dypalësh i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Rumanisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR