Qeveria miratoi vendime të reja kadrovike
- Qeveria në seancën e sotme ka marrë disa vendime kadrovike. Suzana Jordanovska, me propozim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e emëroi për ushtruese të detyrës drejtoreshë e Laboratorit shtetëror fitosanitar, ndërsa Romeo Trenov drejtor Drejtorisë së ujërave.
- Post By Melahat Baftija
- 19:29, 6 gusht, 2024
Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme ka marrë disa vendime kadrovike. Suzana Jordanovska, me propozim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e emëroi për ushtruese të detyrës drejtoreshë e Laboratorit shtetëror fitosanitar, ndërsa Romeo Trenov drejtor Drejtorisë së ujërave.
Fikret Hoxha është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të INP Burgu i Manastirit, ndërsa Garip Kaba, me propozim të ministrit të Financave ushtrues detyre, zëvendësdrejtor i Drejtorisë doganore në kuadër të Ministrisë së Financave. mb/
Foto: Qeveri e RMV-së