• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria miratoi ribalanc të plotësuar të Buxhetit, janë siguruar plus mjete për më shumë institucione

Qeveria miratoi ribalanc të plotësuar të Buxhetit, janë siguruar plus mjete për më shumë institucione

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Qeveria ka miratuar ribalanc të plotësuar të Buxhetit për vitin 2024, me të cilin janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorove publikë, ASHAM,...

Siç tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në konferencën për shtyp në Qeveri, me Buxhetin e plotësuar sigurohen mjete për pagesë të pagave dhe blerje të pajisjeve.

"KSHZ-ja ka marrë 350 milionë denarë shtesë, Këshilli inspektues 147 milionë, MPB-ja 60 milionë për blerje të materialeve për dokumente personale, ASHAM-i ka marrë 18,7 milionë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë për blerjen e pajisjeve", informoi ministrja.

Dimitrieska-Koçoska ka treguar se ribalanci i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024 do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. mb/

Foto: printskin

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR