• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria miratoi ndryshimet ligjore të propozuara me qëllim të realizimit efikas të korridoreve 8 dhe 10d

Qeveria miratoi ndryshimet ligjore të propozuara me qëllim të realizimit efikas të korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme përcaktoi propozim-amandamentet e disa ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e realizimit efikas dhe cilësor të korridoreve 8 dhe 10 d, si objekte me interes strategjik. Propozim-amendamentet, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është konfirmuar teksti i propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 (pjesa: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë) dhe Korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep- Manastir) me procedurë të shkurtuar.

Me propozimet për ndryshime dhe plotësime, siç bën me dije nga Ministria e Financave, bëhet i mundur thjeshtimi i qarkullimit dhe përjashtimi nga taksa e vlerës së shtuar dhe akciza për energjensa për qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve që i kryen investitori nga Partneri Strategjik, si dhe qarkullimi tek një investitor për qëllime të projektit nga ky ligj, njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Është shqyrtuar dhe përcaktuar teksti i Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim. Zgjidhjet e propozuara mundësojnë aplikim më efikas të Ligjit të Shpronësimit për realizimin e objekteve që janë me interes strategjik për shtetin.

Qeveria, siç tregohet, promovon bashkëpunimin rajonal duke vënë theksin kryesor dhe dimensionin ndërkombëtar të të gjitha llojeve të transportit, nëpërmjet zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës së transportit, së bashku me zgjerimin e rrjetit bazë dhe gjithëpërfshirës TEN-T. Ajo i është përkushtuar përmirësimit të infrastrukturës së transportit dhe ka ndërmarrë aktivitete, kryesisht në drejtim të ndërtimit të pjesëve që mungojnë dhe rehabilitimit të rrjetit ekzistues të transportit, pjesë e rrjetit bazë të korridoreve evropiane të transportit.

Përkatësisht, politikat e transportit të shtetit bazohen në integrimin me rajonin, si dhe në lidhjen e rajonit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që është një përcaktim strategjik, i miratuar edhe në Strategjinë Kombëtare të Transportit 2018-2030, thuhet në njoftim.

Qeveria shqyrtoi dhe konfirmoi tekstin e Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanistikë, me procedurë të shkurtuar. Me tekstin e propozuar mundësohet një lloj i ri i projektit urban për objektet me interes strategjik dhe rregullohet përgatitja, procedura e miratimit dhe zbatimit të atij projekti urbanistik.

Është shqyrtuar dhe përcaktuar edhe teksti i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. Me ndryshimet vendoset një lloj i veçantë i ndërtimeve, objekteve me interes strategjik, përkatësisht: rrugët shtetërore si objekte ndërtimi i të cilave është paraparë me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit 8 të infrastrukturës. seksioni: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë) dhe korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep - Manastir), si dhe hekurudhat dhe gazsjellësit, objektet energjetike dhe objektet tjera infrastrukturore -  të përcaktuar si ndërtesa me interes publik . Ndërtimi i objekteve me interes strategjik është planifikuar të kryhet në bazë të një projekti urbanistik për objektet me interes strategjik, i miratuar në përputhje me Ligjin për Urbanistikë.

Qeveria ka përcaktuar edhe tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, me procedurë të shkurtuar.

Punëtorët, siç thuhet në njoftimin e qeverisë, janë të mbrojtur me Ligjin e Punës dhe çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35 për qind në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen Kolektive. Punëtorët kanë të drejtën e pushimit ditor dhe javor. sa/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR