• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e pjesëmarrjes së vendit në programin pilot për bashkëprodhimin e një seriali televiziv të EURIMAZH

Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e pjesëmarrjes së vendit në programin pilot për bashkëprodhimin e një seriali televiziv të EURIMAZH

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Qeveria sot në seancë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e pjesëmarrjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin-pilot për bashkëprodhim të një programi të serialit televiziv EURIMAZH dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut për financimin e projektit "Mbështetje e programit për seriale televizive".

"EURIMAZH, siç sqarohet nga propozuesi, Ministria e Kulturës, është fond për mbështetje kulturore të Këshillit të Evropës, i cili është themeluar në vitin 1989 dhe në të cilin janë 28 vende nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës , duke përfshirë edhe Kanadanë. Fondi promovon krijimin e filmave të pavarur përmes mbështetjes financiare të siguruar për prodhimin e filmave të metrazhit të gjatë, të animuar dhe dokumentarë, Buxheti vjetor i përgjithshëm i EURIMAZH për këtë qëllim arrin 27 milionë euro, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e EURIMAZH nga viti 2003 dhe përmes këtij fondi janë mbështetur një numër i madh i filmave artistikë dhe filmave dokumentarë.

"Ndërsa me pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë program, producentët do të fitojnë të drejtën që drejtpërdrejtë t'i paraqesin projektet e tyre të bashkëprodhimit si bashkëprodhues shumicë dhe në rast se projekti merr mbështetje, mjetet do t'i paguhen direkt prodhuesit nga Maqedonia. Bashkëprodhuesit krijojnë mundësi për shpërndarje të gjerë të serialeve dhe shfaqjes mediatike në vende të tjera. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR