• e enjte, 11 korrik 2024

Qeveria me rekomandim për valën e nxehtë

Qeveria me rekomandim për valën e nxehtë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme onlajn, pas marrjes së informacionit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet shteti, miratoi rekomandimet, masat dhe parandalimin e mëposhtëm për mbrojtje.

"Nga detyrat e punës lirohen gratë shtatzëna dhe persona mbi 60 vjeç  në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte). Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në vende të hapura, me ç’rast duhet shmangur kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe aktiviteteve të fizike në ambient të hapur në periudhë prej orës 11:00 deri në orën 17:00", theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Njëkohësisht në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që kopshtet e fëmijëve  të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00.

Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t'u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtohet më tej në kumtesë vazhdimisht e ndjek situatën lidhur me temperaturat e larta të motit dhe për këtë qëllim në kohë merr masat e duhura për mbrojtjen e popullatës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR