• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Me Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile jepet dritë e gjelbër për mekanizëm plotësues kundër korrupsionit

Qeveria: Me Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile jepet dritë e gjelbër për mekanizëm plotësues kundër korrupsionit

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili ishte përgatitur me nismë të zëvendëses së kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. 

Me votimin e këtij ligji, njoftoi sonte Qeveria, jepet dritë e gjelbër për vendosje të mekanizmit plotësues kundër korrupsionit në legjislacion, me qëllim që të arrihen rezultate më të mëdha në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjegjësisht përballjen më efikase me mosndëshkimin dhe pasurimin e jashtëligjshëm.

"Ky ligj nuk përfaqëson zëvendësim të konfiskimit në procedurë penale, por është instrument dhe mekanizëm shtesë ndihmës. Është veçanërisht e rëndësishme që ligji parasheh mundësinë që pasuria e konfiskuar në procedurë civile të përdoret për realizimin e nevojave dhe qëllimeve sociale në shoqëri", thuhet në njoftimin e shërbimit për media të qeverisë.

Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, siç sqarohet, ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të parandalohet çdo përfitim nga pasuria, e cila në procedurë sipas këtij ligji, do të përcaktohet që të mos jetë fituar nga burime të ligjshme. Me këtë ligj, theksohet në njoftim, kufizohet e drejta në pronë në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe praktikën e GJEDNJ-së për këtë lloj konfiskimi.

Hartimi i Ligjit, siç sqarojnë nga Qeveria, filloi me draft-tekst të bazuar në studimin e fizibilitetit dhe analizën e situatave dhe modeleve të konfiskimit në sistemet moderne juridike, i cili u përgatit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, i ndjekur nga hartimi formal i Propozim tligjit nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante vendore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR