• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Lajmi i "Top çanelit" për gjoja zëvendësim të flamujve është lajm i rrejshëm klasik, mediumet t'i kontrollojnë faktet

Qeveria: Lajmi i

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e quajti lajm të rrejshëm klasik informatën e publikuar nga "Top Çanel" për gjija përzierjen e flamurit të Kosovës me flamurin e Bashkimit Evropian, para konferencës së djeshme për shtyp të kryeministrit Hristian Mickoski me kolegun e tij kosovar, Albin Kurti.

"Tentimi për krijim të qëllimshëm të konfuzionit është më se i dukshëm dhe nuk do të kalojë tek asnjë qytetar i ndërgjegjshëm. Njëherit, nëse shihet me kujdes videoja, qartë mund të vëreejet se bëhet fjalë për ndërrim të flamurit të përhershëm të BE-së, i cili ishte atje në konferencën e kaluar për shtyp, me flamur të ri për ngjarjen që pasonte më vonë me kryeministrin e Kosovës", thonë nga Qeveria.

Nga atje theksojnë se nuk është përzier flamuri, e më pas është ndërruar, por thjeshtë është xhiruar ndërrimi i flamujve, përkatësisht në sekuencë është keqpërdorur momenti kur është zëvendësuar flamuri i BE-së i cili qëndron afër flamurit shtetëror në mënyrë që të vendoset flamuri i shtetit prej ku vjen mysafiri, në këtë rast, i Kosovës.

"Ky lloj i raportimit të ashtuquajtur paraqet tentim klasik për relativizim të të gjitha skandaleve dhe lëshimeve të qeverisë së kaluar. Amaterizmi kur gaboheshon flamujt e shteteve apo vendoseshin së prapthi, nuk është, as nuk mund të jetë rast tani me këtë pushtet ekzekutiv. I lusim mediumet që para se të publikojnë dezinformata të këtilla senzacionaliste dhe lajme të rrejshme, t'i kontrollojnë faktet. Në të kundërtën, ato bëhen pjesë e betejës së pandershme dhe të ndyrë politike të forcave retrograde të cilat përjetuan humbje katastrofike në zgjedhje", qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

"Top çanel" dje kumtoi se në Shkup, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti "për pak do të ndodhte skandal", sepse, sipas mediumit, para konferencës për shtyp me Hristian Mickoskin, në prapaskenë ishin vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Bashkimit Evropian, i cili "ishte ngatërruar me atë të Kosovës, që menjëherë ishte vërejtur dhe vendosur me kohë". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR